Ministri serb: Jemi të gatshëm të zbatojmë marrëveshjet e Ballkanit të Hapur

0

Ministri i Bujqësisë Branislav Nedimoviç deklaroi se në vitin 2021 Serbia ka eksportuar ushqime me vlerë më shumë se pesë miliardë dollarë, që është më i larti në histori.

Vojvodinauzivo.rs shkruan se gjatë një interviste, Nedimoviç deklaroi se Serbia është gati të zbatoj marrëveshjet për nismën ‘Balkani i Hapur’. Ai thotë se ministria e tij është plotësisht e gatshme për “Ballkanin e Hapur” dhe vendosjen e ushqimeve në kuadër të asaj nisme.

“Kur thyhen kufijtë në sistemin fitosanitar, vetëm qielli është kufi për ushqimin. Synimi ynë është të rrisim tregtinë me ushqime ndërmjet këtyre tre vendeve në 420 milionë e një miliardë dollarë në një ose dy vitin e ardhshëm,” tha Nedimoviç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu