Nën akuzë për trafik droge, Apeli vendos që bosi i pllakave “Porcelanosa” të ekstradohet në Spanjë

0

Biznesmeni Nikolin Janina, do ekstradohet drejt Spanjës, shtet në të cilin akuzohet për trafik narkotikësh. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për bosin e kompanisë së pllakave “Porcelanosa”.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të tij, duke hequr njëkohësisht edhe masën e sigurisë që ishte në fuqi ndaj Janinës.

Pas këtij vendimi Prokuroria e Tiranës u drejtua me rekurs në Gjykatën e Lartë, ku anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi, vendosi prishjen e vendimit të Apelit. Janina u arrestua në Maj të vitit 2022, pasi Interpol Tirana kishte marrë një kartelë të kuqe me emrin e Nikolin Janinës.

Gjykata e shkallës sa parë Tiranë kishte vendosur më herët që Janina të ekstradohej për në Spanjë, ku duhet të përballet me akuzat e trafikut të narkotikëve, por duke shfrytëzuar hapsirat ligjore ai fitoi lirinë me arsyetimin se kur është shpallur në kërkim Shqipëria nuk ka pasur marrveshje ekstradimi me Spanjën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu