Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit

0

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për bashkinë e Elbasanit, e cila është bërë në masa të rrepta sigurie.

Raportohet se materialet zgjedhore kanë mbërritur për dy nga katër KZAZ-të e bashkisë së Elbasanit.

Zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.