Një ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku një 29 vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës së dytë.
Ardita Hersi, ka ndërruar jetë vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.
E reja ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.