KORÇË– Mjekja neuropsikiatre Nikolina Bode deklaroi ditën e sotme para gazetarëve, se gruaja e cila vrau fëmijën nuk pranonte të mjekohej. Ekspertja thotë se gruaja vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe e ka humbur lidhjen me realitetin. Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja, sipas mjekes, është diagnistikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë, por nuk pranonte të mjekohej. Sipas mjekes, 40-vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.
‘Sot ishte dita e parë që u njoha në rrjetet sociale me këtë ngjarje. Pre tre vitesh është e sëmurë mendore, ka qënë në qendrën e sëmundjeve mendore para 1 viti. Terapia e dhënë nga mjeku nuk është marrë nga pacientja. Familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Ajo është e sëmurë, jashtë realitetit, e quan veten e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe thotë se fëmijën nuk e ka lindur ajo’- tha mjekja më tej.