Nënë e bijë u gjetën të vdekura brenda banesës në Korçë/ Zbardhet ekspertiza e Mjekësisë Ligjore

0

Mjekësia ligjore në Korçë ka deklaruar se gjatë kqyrjes së hollësishme që iu bë dy trupave të pajetë, të 74-vjeçares Eleni Vangjeli dhe vajzës së saj Ornela Vangjeli 54 vjeç, nuk u konstatua asgjë e dukshme e jashtme, si shkak për të përcaktuar vdekjen e tyre.

Paraprakisht mendohet vetëm se shkaqet e vdekjes janë ato që u përcaktuan që mbrëmjen e së enjtes, për shkaqe natyrale.

Këtë të premte, mjeku ligjor ka dhënë lejen për varrosjen e tyre, ndërsa kampionë të analizave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Pas rezultatit të tyre, do të jepen dhe përgjigjja perfundimtare lidhur me shkakun e vdekjes se Eleni dhe Ornela Vangjeli.

Ato nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu