Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën

0

KOSOVË- Izraeli dhe Kosova kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për kosovarët. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ministri i Izraelit sot gjatë ditës u prit në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. Më 29 janar të këtij vitit, presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani kishte njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani kishte bërë të ditur se ministritë përkatëse kishin nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë. Ky vendim i Izraelit vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës më 4 shtator 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu