Neptuni e ‘kap’ me naftën. Meri Shehu paralajmëron: Kujdes nga tradhtitë!

0

Përfundimi i prapavijës së Mërkurit sikur i çliroi disi shenjat e horoskopit, por edhe muaji Tetor do të hasë vështirësitë veta. Siç shpjegon astrologia Meri Shehu për “Rudina” në Tv Klan, Peshoret do të duan të tregojnë pushtetin e tyre dhe këtu përmend edhe situatën aktuale në botë që ka shkaktuar lideri rus, Vladimir Putin, i cili i përket kësaj shenje. Ngjarjet më të rëndësishme të këtij muaji janë Hëna e plotë në shenjën e Dashit më 9 Tetor dhe katërkëndëshi i Marsit në Binjak me Neptunin në Peshk. Kjo do i ‘trazojë’ pak situatat dhe do të ndikojë në të gjitha efektet negative të lidhura me lëndët e lëngshme, sidomos naftën.

Meri Shehu: Dielli dhe Afërdita janë në Peshore dhe tendenca e harmonisë, bashkëpunimeve dhe ekuilibrimit ka futur frymën e vet. Peshoret do marrin më shumë dominancë, do fillojnë të bëhen më vigjilente, do duan të bien në sy dhe të fitojnë potencën e pushtetin e vet.

Mërkuri për të gjithë ata që e kanë interesin, ishte i kundërt në Virgjëreshë,nuk është më kështu që jemi çliruar në çështje punësh, kontaktesh e shkrimesh. Por nuk ishte kaq Mërkur i keq. Unë do thosha që ishte rregullues dhe ata që patën zgjuarsinë për të rregulluar gabimet ose projektet e tyre mund t’i kenë rregulluar pavarësisht se në disa raste duket se sjell konflikte.

Në datën 9 kemi Hënën e plotë në Dash që është shumë shpërthyese, shumë e këndshme. Të gjithë do duam të bëjmë shfaqjen tonë, të bien në sy, të jemi pak fëmijë, pak rebelë. Marsi në Binjak bën një katërkëndësh me Neptunin në Peshk. Neptuni ka të bëjë me ujërat, me naftën, me helmet, me pijet, me karakterin jo të mirë në disa raste.

Rudina Magjistari: Me energjinë elektrike ka ndonjë planet që ka të bëjë se i përmende të gjitha, vetëm energjinë s’na përmende?

Meri Shehu: Me energjinë e uëjrave e ka Neptuni sepse udhëhiqet nga Poseidoni, perëndia e deteve. Ç’do të thotë kjo? Me energjinë tashmë do kapet më shumë, me ujërat, lëngjet që është nafta…

Rudina Magjistari: Edhe po ra shi është lajm i mirë?

Meri Shehu: Edhe po ra shi, do ketë përmbytje e gjëra, por edhe çështjet e naftës ose që lidhen me energjinë ose që lidhen kryesisht me naftën do shohim që do kemi problematika të caktuara që do zgjasin të paktën deri në mesin e muajit. Kujdes nga tradhtitë, pabesitë dhe pijet./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu