Pengmarrja e Indrit Beqirajt, shpallet në kërkim një person (EMRI)

0

TIRANË- Agron Bejdolli është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e raportuar këtë mëngjes nga Dosja.al. Bëhet fjalë për përplasjen që ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, e cila përfundoi me marrjen peng të Indrit Beqirajt.

Beqiraj është marrë peng për 2 orë pas një sherri me 4 persona.Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor ‘Piaggo’ nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t’u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete. Por e liruan pas 2 orësh. Ka qenë vetë pengu, ai që ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin. Bashkë me të vëllain, ai shkoi dhe deponoi në Polici, duke iu referuar përplasjes si një konflikt të çastit.

Megjithatë, burimet thanë se Policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm, e vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës e për trafik armësh. Të dy vëllezërit Beqiraj kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur në vitin 2013 për lëndë narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu