Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Karantina nxorri në pah talentin e ri nga Drenica, i cili po i ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës së tij. Freestyle-i “Make a pose” është bërë mjaft viral në rrjet duke thyer kështu kufijtë.
Mirëpo gjithë këtë famë ai është gati ta harrojë nëse arrin të gjejë dashurinë e vërtetë në jetë. Ditën e sotme ai ka njohur fansat me dy njerëzit e tij më të afërt, gjyshin dhe gjyshen. Kjo e fundit ka festuar sot ditëlindjen dhe Don Xhoni ka ndarë një video shumë të ëmbël, teksa shihet i shtrirë pranë gjyshes dhe i puth duart.
“Urime ditëlindja nana jem. Mos na lasht Zoti pa gjysha”, ka shkruar ai përkrah videos.
“Në djall jeta e super starit. Unë zgjedh jetën e vërtetë”, ka shkruar Don Xhoni më pas.