‘Nëse bie Kievi, Moska do të trokasë te ne’, paralajmëron presidenti i Lituanisë

0

Situata në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më dramatike, me Moskën që vijon të dërgojë një numër të paprecedentë ushtarësh drejt kryeqytetit ukrainas Kiev, ndërkohë që qytete si Kharkiv bombardohen pa kriter, duke shkaktuar dhjetëra viktima civile.

Por jashtë kufijve ukrainas, ka një seri shtetesh që shohin ekzistencën e tyre konkretisht të rrezikuar, edhe pse pjesë e një superfuqie, të paktën ekonomike, si Bashkimi Europian, që duhet të sigurojë një far niveli sigurie.

Por nuk është i të njëjtit mendim presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseada. “Asnjë vend në Bashkimin Europian mund të ndihet i sigurt në këtë moment. Sigurisht Ukraina është objektivi numër 1, por në rast se nuk do të mundim të mbështesim atë vend, dhe Kievi do të bjerë, mund të jeni të sigurt që në do të jemi vendi i radhës, Rusia do të trokasë në derë” , deklaroi ai.

Ditën e djeshme, vendet lindore të BE-së, duke filluar nga Lituania, Estonia, Letonia, por edhe Republika Çeke, Bullgaria, Sllovakia dhe Polonia, i kërkon Brukselit zyrtar që të anëtarësojë me një procedurë tejet të përshpejtuar Ukrainën në Europë.

“Eshtë një detyrim moral për ne”, shtoi Nauseda, edhe pse kjo do të ishte shumë e vështirë, nga momenti që Kievi zyrtar nuk është ndër vendet kandidate për t’ u anëtarësuar në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu