Lionel Messi, pikëpyetja më e madhe e PSG-s

0

 Forma e dobët që Lionel Mesi po kalon me skuadrën e PSG e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ose do të largohet.

Duket se përgjigjen për të ardhmen e yllit argjentinas e ka dhënë media spanjolle, se ylli argjentinas e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Sipas “El Mundo Deportivo”, pavarësisht formës së dobët që po kalon Mesi, ai do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin francez.

Gjithashtu ata theksojnë se dëshira e Mesit është që të çojë në finalen e Ligës së Kampionëve ekipin e tij dhe të ngrejë trofeun më të rëndësishëm në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu