Nëse e gjeni veten te këto shenja, lidhja juaj do të jetë afatgjatë

0

I besoni njëri tjetrit

Nuk është gjë e pakët fakti që dikush ju hapet dhe ju dedikon kohë nga jeta e vet. Nëse doni të jeni bashkë për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të nderoni dhe respektoni përpjekjet e tjetrit. Është mjaftueshëm e vështirë t’i hapesh dikujt dhe ta bësh veten të cënueshëm. Kur një partner bën pikërisht këtë, është e rëndësishme të mos ia merrni besimin për dobësi.

Në një marrëdhënie, besimi është gjithka. Nëse ndiheni komod dhe besoni vërtetë se partneri s’do bëjë asgjë për t’iu lënduar apo tradhëtuar, keni gjetur graalin e shenjtë.

Mbështesni njëri-tjetrin

Bota është një vend i frikshëm dhe ndonjëherë një partner në krah është ajo që të nevojitet për të kaluar situatat e vështira që jeta të vë përpara. Nëse ndjeni se partneri beson në ëndrrat tuaja dhe ju dëgjon kur keni nevojë të flisni për diçka, keni dikë të vyer në duar.

Pyesni partnerin si ndihet, si po ia del dhe shprehni dhe ju vështirësitë tuaja. Bëjani të qartë që jeni aty për ta dhe se do t’i mbështesni kurdo. Të folurit është e rëndësishme, por të dëgjuarit është akoma me më shumë rëndësi.

Ia thoni gjërat troç

Të qenit bashkë do të thotë të jeni të mirë me njëri-tjetrin, mirëkuptues. Gjithashtu do të thotë t’ia tregoni të vërtetën siç është. Heshtja nuk do t’ju bëjë më të lumtur. Jeni mërzitur për diçka, mendoni se partneri duhet të zgjidhë një problem me veten, një aspekt i marrëdhënies nuk funksionon, të gjitha këto duhen folur troç dhe drejtpërdrejtë.

Çfarëdo të ketë ndodhur, fliteni me partnerin pa kaluar në mbrojtje. Merrni përsipër fajin që ju takon dhe shpjegoni pse pjesa tjetër i takon partnerit. Nëse të dy e pranoni kur e keni gabim, zënkat do të jenë më të rralla.

E shprehni dashurinë fizikisht

Edhe pse është e nevojshme të komunikosh, jeta intime dhe seksuale është tepër e rëndësishme. Nuk është thjesht punë seksi, por edhe tek detajet e vogla si puthjet para se të dilni nga shtëpia, të ecurit dorë për dore. Gjërat e vogla si puna e këtyre ju lidhin më shumë fizikisht.

Edhe nëse s’ju vjen natyrshëm, përpiquni ta bëni ves prekjen e partnerit thjesht për të treguar afërsi mes jush.

Burimi: Business Insider

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu