Nëse Këlliçi garon me logon e Partisë së Lirisë, nuk e votoj!

0

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të Partisë Demokratike, nëse garojnë me siglën e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Now”, Gazment Bardhi tha se as Belind Këlliçin, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, nuk do ta votojë nëse garon me siglën e Ilir Metës. Por i ofroi siglën e Partisë Demokratike.

“Së pari e kam thënë do mbështetes çdo kandidat të PD. Por ti nuk më thua dot që kandidatin e kam nxjerrë unë dhe t’i do vish ta mbështesësh si dele. Me çfarë logo do dalin? Unë nuk e votoj partinë e Ilir Metës. Po e them këtu live. Ilir Meta sa herë ka marrë pushtet nga demokratët, mbas 2 viteve ia ka marrë dhe ia ka dërguar në prehër Edi Ramës. Jo Belind Këlliçi të jetë kandidat, po çdo koleg i nderuar. A mund të jetë Këlliçi kandidat i PD? Po, nëse është Ilir Metës… A duhet të ndërtohet një proces për një kandidat? Unë mendoj që po. Nëse ai do të kandidojë unë marr gjithë përgjegjësinë dhe të garantojë që ai të garojë për PD-në. Ia vendos unë në dispozicion,”-tha Bardhi ndër të tjera në fjalën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu