Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Alibeaj: S’dua t’i hedh dru zjarrit, nuk ka një organizim të tillë

0

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mohuar se ditën e nesërme do të ketë ndonjë mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Pavarësisht njoftimit të bërë më herët nga grupi i Rithemelimit, Alibeaj ka thënë se strukturat e partisë ishin të përcaktuara qartë dhe se nesër nuk ishte planifikuar mbajtja e një mbledhje të tillë.

Më tej ai tha se qëndrime të tilla nuk do donte t’i thoshte sepse nuk donte të nxiste edhe më shumë debate mes demokratëve.

Pyetje: Nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, a do t’i parashtroni këto propozime tuajat?

Alibeaj: Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje nesër. PD i ka institucionet e veta, ka Këshillin Kombëtar, ka kuvendin e saj të zgjedhur dhe të regjistruar. Mbase edhe unë që i them mbase nuk bëj mirë sepse është e udhës për këdo që nuk do përcarjen e PD. Ju them nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD. Nuk dua që t’i hedh dru zjarrit.

Pyetje: Nuk bini dakord me grupin parlamentar, a mendoni se do bini dakord me qeverinë?

Alibeaj: Ajo që është detyra jonë ,është ajo që lidhet me zgjedhësit tanë me qytetarët. Ne duam të sfidojmë ata me parime që janë të virtytshme. Ajo që thotë pala tjetër ngelet në anën tjetër. Përsa kohë kemi marrë përsipër të përfaqësojmë njerëzit nuk është zgjidhje që të ikim me bisht ndër shalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu