Nesër në Durrës mblidhet Asambleja Kombëtare e PS! Pritet të votohet Kryesia e re dhe Sekretariati (AXHENDA)

0

DURRËS- Ditën e nesërme në qytetin e Durrësit do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbardhur axhendën.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.


Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu