Nesër nis gjyqi për liderët e UÇK-së, Rama: Mbahen si kriminelë lufte në qeli, por pa akuzë

0

Edi Rama: Ka diçka të madhe që nuk shkon me këtë proces. Pa dashur të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë e pavarësinë e Kosovës, mbetem i mahnitur në sensin më negativ nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtarë popullore jo i një ushtrie të organizuar por një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikikisht shqiptarët në Kosovës akuzohen së bashku si kriminelë lufte. Njeriu që vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e pagëzoi si ‘George Ëashington’ i Kosovës është prej një kohe të gjatë prapa hekurave, i mbyllur brenda pa akuzë, gjë që është jashtë cdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu