Nesër pritet të mbërrijë në Tiranë Kancelarja Merkel/ Ja përse bëhet takimi i tyre dhe për çfarë do bisedojnë

0

Nesër në orën 10:00 Angela Merkel pritet të mbërrijë në Pallatin e Brigadave

Ardhja e saj do të pritet nga kryeministri Rama. Ndërkohë, pritet pjesëmarrja e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, (2 prej tyre ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen), ku do të zhvillojnë një takim për projektin e nisur të tyre “Ballkani i hapur”.

Ndërsa për mediat bëhet me dije se mund të marrin plane jashtë takimit të tyre, ndërsa media e pavarur “ERTV” do të mundësojë ceremoninë brenda ambientit të takimit.

Agjenda e takimit

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu