Nesër protesta e PD dhe opozitës, “blindohet” Kryeministria

0

TIRANË- Nesër do të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, ndaj dhe në Kryeministri po merren masat.

Një ditë para protestës Kryeministria po “blindohet” për të mbajtur institucionin të izoluar nga protestuesit nesër. Siç duket edhe nga fotoja, dera kryesore e godinës së qeverisë po vishet me mbrojtëse metalike.

Ndërkaq, protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00 me logon “Shqipëria në rrezik”, e cila do të organizohet nga Sali Berisha dhe nga opozita e vendit. Ai tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu