Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe ka emëruar Israel Katz si ministrin e ri izraelit të Mbrojtjes.
Gideon Saar është emëruar ministër i Jashtëm.
Netanyahu tha se ka pasur shumë boshllëqe midis tij dhe Gallantit lidhur me menaxhimin e luftërave të Izraelit.
Ai shtoi se gradualisht u zhvillua një “krizë besimi” midis tij dhe Gallantit që nuk lejonte menaxhimin normal të luftës, raporton Reuters.