Prej disa ditësh, Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë është përfshirë në një përplasje të fortë të brendshme, mes drejtuesve aktualë dhe ish-presidentit Nikoll Deda, i akuzuar për shpërdorim dhe abuzim me fondet në dhjetra raste.
Pas një përplasjeje fizike që është raportuar se ka ndodhur rreth tre ditë më parë ku pretendohet se Nikoll Deda së bashku me djemtë e tij dhe familjarë të tjerë kanë tentuar të uzurpojnë me dhunë ambientet e Urdhrit të Stomatologëve në Tiranë, ka ardhur edhe një denoncim më i rëndë.
Urdhri i Stomatologut të Shqiperisë (Rajoni Tiranë) ka publikuar sot një seri faturash ku akuzon Nikoll Dedën për vjedhje të konsiderueshme përmes faturave fiktive ndaj kompanive të tjera.
Në një rast rezulton se ai është faturuar mbi 1 milionë lekë naftë në muaj vetëm për makinën e tij. Faturat e tjera varjojnë nga 32 milionë lekë, 17 milionë lekë dhe 10 milionë lekë (të vjetra) nga tre subjekte të ndryshme.
Sipas USSH Tiranë, këto janë vetëm një pjesë e skandalit të madh të abuzimit të Nikoll Dedës që janë bërë përmes një banke të vetme.
Kujtojmë se Nikoll Deda u pezullua me urdhër të prokurorisë së Tiranës një vit më parë pasi u denoncua për abuzime të rënda. Siç u raportua në atë kohë Deda kishte blerë prona me vlerë 1 miliard lekë dhe punësoi të fejuarat e djemve pranë USSH-së.
Denoncimi i USSH-së Rajoni Tiranë:
Siç ju paralajmëruam edhe 3 ditë më parë, nga sot do t’ju prezantojmë me fakte të pakontestueshme të cilat janë thjesht dhe qartë shuma monetare tejet të konsiderueshme të kaluara nga subjekti i USSH kundrejt subjekteve te tjera dhe ku ju do te shihni abuzimin e tmerrshem me fondet e dentisteve kryer nga ish Presidenti Nikoll Deda dhe stafi i tij, qe pervecse shperdorim detyre eshte nje vjedhje e hapur ne bashkepunim.
Si fillim, ne foton e pare, do te shihni qe vetem Pirro Argjendari shpk ka marre nga llogaria e USSH 17.300.000 leke te vjetra, shuma keto te terhequra pa asnje lloj tenderi.
Ne foton e dyte, jane te pasqyruara shpenzimet e karburantit ku vetem nga nje kompani, Kastrati shpk eshte faturuar shuma prej 32.189.000 pa permendur ketu shuma te perditshme te dhena si element konsumi shoferit te mjetit, qe i bie perafersisht qe makina e Nikoll Dedes te kete konsumuar 1.000.000 leke te vjetra karburant cdo muaj.
Krahas ketyre shpenzimeve, vetem kompanise Golden Eagle dhe Rozafa shpk ne 5 fatura iu eshte faturuar nje shume rreth 10.000.000 leke te vjetra (te paraqitura ne foton e trete).
Ketu behet fjale vetem per llogarite bankare ne Raiffeisen, pasi nuk kane dale ende te dhenat nga llogarite bankare ne bankat e tjera.
Ne ditet ne vijim, do t’ju prezantojme me abuzime ne fusha te tjera ne shuma shume here me te larta.