Një skandal ka përfshirë Komisionin Evropian dhe presidenten Ursula von der Leyen.
New York Times raporton se ka zbuluar ndërhyrje të Von der Leyen për blerjen e vaksinave të koronavisursit nga Bashkimi Evropian, me kompaninë Pfizer.
Sipas prestigjiozes amerikane, në mes të një pandemie, kur e gjithë bota ishte në kërkim të vaksinave kundër Covid-19, presidentja e KE-së thuhet se ka negociuar marrëveshjen miliardë dollarëshe me presidentin dhe CEO të Pfizer, Albert Bourla, me SMS. Këto SMS tashmë janë fshirë, por po punohet për rikuperimin e tyre.
Vëzhguesit si Ombudsmani Evropian dhe Gjykata Evropiane e Audituesve kanë denoncuar më parë sekretin e Komisionit, teksa Parlamenti Evropian po kërkon gjithashtu transparencë.
Padia është depozituar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë më 25 janar, sipas Politico, e cila citon dokumentet e gjykatës.





