Newcastle, 40 milionë euro në tavolinë Lyonit, për brazilianin Guimaraes…

0

Dritarja e transferimeve mund të rrëmbehet këtë javë nga Lyon. Në vështirësi financiare dhe pas mungesës së sulmuesit Sardar Azmoun, objektivi prioritar i skuadrës franceze është shitja e një prej lojtarëve të tyre më të mirë.

Newcastle, me të vërtetë i ka dërguar të martën një ofertë zyrtare prej 40 milion € për Bruno Guimaraes. Që nga blerja e tij vjeshtën e kaluar, nga një konsorcium saudit, klubi anglez (renditet i 18-ti në Premier League) ka fonde të pakufizuara financiare.

Deri tani ata kanë shpenzuar rreth 40 milionë këtë dimër për një mbrojtës të djathtë si Kieran Trippier i Atlético Madrid dhe një sulmues si Chris Wood nga Burnley. Ndërkohë, Newcastle po përgatitet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për mesfushorin Guimares.

24-vjeçari brazilian, aktualisht me ‘seleçao’, ndiqet nga afër edhe nga Arsenali dhe Juventusi, të cilët ende nuk kanë bërë një ofertë për Lyon. Sakaq raportohet, se Newcastle mund të katërfishojë pagën e tij krahasuar me atë të francezëve (220,000 euro në muaj), çka do ta bënte mesfushorin brazilian të mendojë shumë.

Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë drejtuesit e Lyon. Shuma e ofertës korrespondon me kërkesat e tyre dhe ata me siguri do të binden me lehtësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu