Rikthehet ish drejtori i Policisë, Ardi Veliu: Nuk do lejohet më lyerja e anijeve me lëndë helmuese

0

Ish drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tashmë ka filluar punën në detyrën e tij të re si zëvendës ministër i Energjisë. Ai është paraqitur në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për të mbrojtur projektligjin që synon mbrojtjen e florës dhe faunës nënujore.

Veliu: Projektligji që po paraqesim sot, ka si synim aderimin në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, ose siç quhet ndryshe Anti-Fouling. Sistemet Anti-Fouling janë materiale që shërbejnë për të lyer fundin e anijeve me qëllim parandalimin e ngjitjes së gjallesave bimore, si alga dhe molusqe, të cilat si pasojë ndikojnë në uljen e shpejtësisë së anijeve, rritjen e konsumit dhe ndotjen e ajrit. Në periudhat e hershme anijet për të mos lejuar ngjitjen e gjallesave në pjesën e poshtme të tyre kanë përdorur lëndë helmuese si arseniku apo lëndë të tjera të cilat përveç molusqeve dhe algave dëmtonin dhe mjedisin nënujor duke ndikuar negativisht në zinxhirin ushqimor të gjallesave gjallesat detare apo te biodiversiteti. Duke patur në vëmendje rrezikun organizata detare IMO ka nxitur kërkimet për gjetjen e një sistemi që nuk do të lejonte ngjitjen e gjallesave në fundin e anijeve dhe që nuk do të dëmtonte mjedisi.

Kujtojmë që Ardi Veliu u shkarkua në tetor të vitit 2021 nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit duke u zëvendësuar nga Gledis Nano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu