Nga 1 dhjetori mësim online dhe në shkollë

0

Manastirliu: Skenari i dytë për sigurinë e fëmijëve

Nga 1 dhjetori mësimi për sistemin parauniversitar do të kalojë në skenarin e dytë, mësim online dhe prezencë fizike në shkolla. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

“Për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”.

Sipas ekspertëve situata nga COVID në vend paraqitet në një nivel risku të shtuar, prandaj rekomandohet vaksinimi i popullsisë për gripin sezonal.

“Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit”.

Sipas planit të ministrisë së shëndetësisë, në rast të ezaurimit të kapaciteteve spitalore në 3 spitalet COVID, do të hapet spitali COVID-4 dhe më pas 5 spitalet rajonalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu