Nga 250 deri në 500 euro/ Shisnin bileta të sfidës Shqipëri-Serbi në Instagram, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë, procedohen dy të tjerë

0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, pas zbulimit të një skeme të shitjes abuzive të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi në rrjetin social Instagram.

Sipas autoriteteve, tre shtetas – L. M. (34 vjeç), A. T. (23 vjeç) dhe I. L. (24 vjeç) – janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një 16-vjeçar, janë proceduar në gjendje të lirë. Ata dyshohen për shitjen e biletave me çmime shumë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FShF).

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.