Nga Afrika në Shqipëri/ 25-vjeçarja: Zbulova një mrekulli në tokë

0

Të udhëtosh nga Afrika në Shqipëri, nuk është e lehtë. Por Joana, e ndërmori këtë udhëtim pa e ditur se çfarë po e priste.

Shkodra ishte destinacioni i pare i saj, vend në të cilin u dashurua që në momentin e parë.“Shkova tek Lumi i Shalës, më duhet ta them që ishte një ndër vendet më të bukura që kam parë ndonjëherë”- tha Mussane.

25 vjeçarja në të shumtën e kohws udhëton vetëm. Lajmet që kishte dëgjuar për Shqipërinë, se këtu nuk është një vend i sigurt, sidomos për vajzat, e kishin frikësuar pak. Por asgjë nuk rezultoi të ishte e vwrtetë.

– Në Shkodër kalova një moment shumë të veçantë. Teksa vizitoja kalanë më zuri shiu, nuk kisha çadër dhe kaloja sa në një dyqan, lokal në tjetrin, si e si të mos lagesha. Njerëzit ishin shumë miqësorë, me ofruan kafe, ujë. Por ishte një djalë, i cili më pa dhe më ofroi çadrën e tij. Kërkova ta paguaj por nuk më lejoi. Mbeta pa fjalë, nuk e di sesi ai shkoi në shtëpi të tijën sepse ra shi terë natën”- tha Joana Mussane, turiste.

Joana ka vizituar 26 shtete të botës, por për të Shqipëria është vendi më i bukur. Aty ku deti dhe mali janë të sinkronizuar në mënyrë perfekte me njwra – tjetrën. Një vend ku miksohet tradicionaja dhe modernja.

“Në jetën time nuk kam parë asnjë vend si Lumi i Shalës, si Shqipëria.  Është përrallor, mali dhe uji aq të pastër, ishte shumë ftohtë. Shikoje malin dhe thjesht mendoje sa i vjetër është i vend, unë jam nga Mozambiku, ne kemi plazhe fantastike, ndër më të bukurit në botë, por e pranoj, që ky vend është një perandori e pazbuluar”- shtoi ajo.

Në Shqipëri, ka vendosur të rikthehet përseri pas disa vitesh, por jo vetëm. Pasi siç ajo thotë, duhet dikush të dokumentojë mrekullitë që ajo ka parë.

“Është vështirë të udhëtosh vetëm, nuk ke se kush te bëjë foto për instagram…hahaha”-përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu