Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në fshatin Pajovë, gjatë kryerjes së manovrës indietro, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçare dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Dh. B. Alias A. B., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, në lagjen “Skënderbej”. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.