Nga datat 17 deri në 21 Nëntor panairi i Librit

0

Nga data 17 deri në datën 21 në pallatin e kongreseve në Tiranë do të zhvillohet panairi i librit. Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, panairi i përvitshëm i librit i u organizua këtë vit nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Ky është një panair i veçantë që vjen pas një periudhe shumë të vështirë si për lexuesit ashtu edhe për librarët dhe botuesit.
Sic duket edhe nga pamjet në këtë panair libri ka mjaft prurje të reja dhe botine te reja. Fluksi i të interesuarve duket i madh po ashtu edhe i autorëve që vijnë sot për të promovuar librat e tyre. Një prej të cilëve është edhe shkrimtari Viktor Canosinaj. Ai vjen me librin e tij të ri hija e mbretit dhe flet më tepëe rreth panairit.

Përvec figurave të artit dhe letërsisë aty shiheshin edhe figura të tjera nga bota e politikes. Një prej tyre ishte Fatbardh Kadilli i cili tregon më tepër për pasionin e tij mbi poezinë.

Pjesëmarrës të shumtë ishin dhë mjaft të rinj. Të cilët shprehen mjaft të interesuar për librin në tërësi.
Ky panair do të vazhdojë për 5 ditë dhe deri më tani interesi dukej mjaft i madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu