Një ndër risitë e podcastit të radhës së moderatores Anisa Bahiti ishte rubrika ‘mjaltë ose thumb’.
Moderatorja kishte përzgjedhur disa personazhe të famshëm në fusha të ndryshme dhe kërkoi opinionin e imamit për këto personazhe.
Fatos Nano:
Njeri pozitiv. U tregua shumë ‘danoç’ se si u tërhoq nga politika gjë që pak burra e bëjnë. Politika dhe pushteti janë idhull. Dhe duhet të jesh shumë i fortë të tërhiqesh.
Sokol Çikalleshi:
Sokoli është një shembull interesant se si njeriu mund të bashkojë besimin, suksesin, sportin… Është shembull i mosdorëzimit. Shokët e tij edhe e kanë lënë, por ai se ka lënë. Me Sokolin kemi raporte shumë të mira. Vjen dhe falet në xhami. Besimi islam u jep shumë forcë dhe besim futbollistëve.
Çiljeta Çilaga:
Shumë vajzë e mirë. E njoh personalisht. Falet te xhamia jonë. Shembulli i mirësisë, thjeshtësisë, është vetvetja.
A ka qenë e paragjykuar si personazh?
E vërtetë është por e kaloi është e çeliktë. Ndjek gjithë ritet e besimit islam.
Rexhep Taip Erdogan:
Rexhep Taip Erdogan është një shembull që me besimin e tij arriti majën. Dha një shembull se si një besimtar arrin të menaxhojë një shtet, që kaloi sprova të mëdha, është një shembull për t’u marrë.
Unë konstatoj se besimtarët kanë një stepje nga politika. Siç më pyete edhe ti mua. Unë i pari që kam stepje. Mirëpo para tij, profesorit të tij, Erbakanit, ai e theu këtë akull. Si e theu? Me parullën që, në qoftë se ne nuk merremi me politikë, merret politika me ne. Mik i shqiptarëve. Dhe besimtarët jo vetëm në Shjqipëri por edhe në botën islame, kanë shumë simpati.
Haviz Sabri Koçi:
E kam njohur personalisht, mbaj mend, dhe kjo është hera e parë që e deklaroj në një studio televizive, që më merrte anash kur shkonim në iftare apo simpoziume, se unë e kam filluar aktivitetin që në 2001 kur Havizi ishte Kryetar i KMSH. Dhe nuk e di. Ai ka pasur një lloj mirësie, një lloj rrezatimi, bekimi. Dhe nuk e di më pikaste më thirriste, ngrinte durët dhe bënte dua. Po aq mirë e fliste arabishten, aq shpejt lutej. Unë p.sh nuk e bëj dot aq shpejt dhe me aq ritëm dhe rimë se sa e bënte Haviz Sabri Koci. Njerëz si puna e tij janë të papërsëritshëm në Komunitetin Musliman Shqiptar. D.m.th sikur i vuri vulën e papërsitshmërisë në KMSH. Sinqeriteti, burrëria, njeri që nuk lodhej kurrë, ishin disa nga virtytet e tij. Infoweb Media