Shpërndanin drogëra të forta në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK

0

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një operacion të gjerë anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos.

Nga hetimi policor, doli në pah ekzistenca e një grupi kriminal, anëtarët e së cilës, të paktën që nga maji i vitit 2025, tregtonin sasi kokaine, kokaine rozë, marijuane dhe tableta droge në zonën e Mykonosit.

Konkretisht, anëtarët e grupit u vendosën në tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdorën si “strehëza”, duke ruajtur lëndët narkotike. Pastaj ata udhëtonin ose me automjet privat ose me motoçikletë, të cilat i kishin si mjete “operative”, në zona të ishullit, ku ua shisnin substancat “klientëve” të tyre, duke përfituar një përfitim të madh financiar.