Të famshmit priren të jenë kameleonë të stilit, duke ndryshuar pamjen e tyre për t’iu përshtatur roleve të fundit. Kjo do të thotë që, diku gjatë rrugës, ata humbasin pamjen e tyre origjinale. Dhe gjithçka duket se fillon me flokët! Nëse do të shihni se si janë flokët natyrale me siguri do të keni vështirësi për ta besuar që janë personat e njëjtë!
Jennifer Lopez: Ndërsa ajo është gjithmonë në perfeksion kur performon, në shtëpi ajo është më e “zhurmshme”. “Më pëlqen të ruaj një ndjenjë të caktuar fantazie,” tha Jennifer për Glam Belleza Latina. “A jam në shtëpi e grimuar dhe e krehur? Jo. Jo, por mund të kem veshjen e bukur”. Por edhe me floket e saj me onde natyrale Jennifer duket sërish e bukur!
Kur Nicole Kidman filloi të bëhej e njohur në skenën e Hollivudit në filmin 1990 me “Days of Thunder”, flokët e saj portokalli dhe kaçurrela tërhoqën gjithë vëmendjen. Ndërsa fama e saj vazhdoi të rritej flokët ndryshuan! Tani e shohim bionde gjithmonë dhe me flokë të drejtë.
Katy Perry: Një nga artistet që ndryshon flokët sa herë del në skenë, televizion apo fotografi. Ajo ka patur të gjitha ngjyrat dhe modelet që ekzistojnë, pa e ekzagjeruar! Por si janë flokët e saj natyrale? Hidhini një sy fotografisë më poshtë:
Jennifer Aniston ka një pamje ikonike prej shumë vitesh. Prerja e flokëve të saj me shkallëzim është e njohur. Por, ajo që Jennifer ka ndryshuar është ngjyra:
Megjithëse publiku është mësuar të shohë flokët e Dukeshës së Sussex të gjata, të drejta (ndonjëherëme onde), fansat dyshuan se ndoshta Meghan Markle -nëna e së cilës është afrikano -amerikane dhe babai i saj është Kaukazian mund të ketë flokë kaçurrelë. Njëra prej atyre fansave, drejtuesja televizive Kamie Craëford, u tregua mjaft këmbëngulëse për të nxjerrë disa fotografi të famshme të Markle para se të bëhej dukeshë, duke treguar flokët e saj natyrale.
Burimi: Living