“Nuk jemi ndarë asnjëherë”, Robert Berisha dhe Nora Istrefi bëjnë lëmsh rrjetin

0

Lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ribashkuar ka bërë namin ditëve të fundit në rrjet.

Gjithçka nisi nga një foto e publikuar ku Nora shihej së bashku me Robertin dhe vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës.

Gjatë pushimeve të tyre “çifti” kanë publikuar foto ku shfaqeshin me vajzën, teksa po shijonin disa ditë qetësie në Bodrum të Turqisë.

Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë për këtë temë duke habitur me përgjigjen e tij.

Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju kanë parë në disa foto në rrjetet sociale. A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes ju të dyve?

Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Mesa duket Roberti është mjaft optimist dhe ka dhënë shpresa për një ribashkim mes ish-çiftit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu