Nga kanabis te shkop metalik policie, Policia e Tiranës prangos 7 persona

0

Policia e Tiranës prangoi sot 7 persona për veprat penale: drogë, dhunë në familje, mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasit D.GJ., 35 vjeç dhe E.GJ., 21 vjeç u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis.

Për dhunë në familje janë arrestuar 39-vjeçari B.J. (dhunë ndaj nënës së tij) dhe S.K., 62 vjeç për dhunë ndaj gruas së tij.

Një 32-vjeçar me inicialet G.B. është prangosur pasi i ka marrë para në formë mashtrimi një shtetasi.

31-vjeçri R.K. u kap pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

M.XH., 35 vjeç u prangos pasi iu gjet një shkop metalik i ngjashëm me atë të forcave të policisë.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Gj., 35 vjeç, dhe E. Gj., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. J., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

– G. B., 32 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një shtetasi;

– S. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit R. K., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Xh., 35 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop metalik si ato të Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu