Nga ish-kryeministri Pandeli Majko deri te deputetja e “Kombinatit” Blerina Gjylameti, disa prej emrave më të rëndëishëm të Partisë Socialiste kanë mbetur jashtë parlamentit.
Në skenën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kanë “shkëlqyer yje të rinj”, emra të pdëgjuar më parë por që kanë thyer rekorde me mbledhjen e votave, siç ishte rasti i Sara Milas, Zegjine Çaushit e të tjerë.
Kjo, së bashku me formulën mikse të listave gjysmë të mbyllura, ka bërë që shumë emra të rëndësishëm që garonin në listë të hapur të mbeten jashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme.
Ja cilët janë ata:
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Tonin Gogu
Arben Pëllumbi
Etjen Xhafaj
Etilda Gjonaj
Plarent Ndreca
Blerina Gjylameti