Nga mashtrimi i shoqes te 340 mijë € e familjes Ferracaku, zbardhet dëshmia e Deraj

0

Gjykata e Tiranës la në burg 30-vjeçaren Milena Deraj e arrestuar për mashtrim në vlerën e 570 mijë eurove. Ajo ka deklaruar se për këtë histori është kërcënuar nga 4 banda, madje se është marrë edhe peng.

Edhe pse avokati i saj kërkoi një masë më të butë sigurie me pretendimin se klientja e tij është nënë e një fëmije 3 vjeç, gjykata e la në burg të akuzuarën për mashtrim me pasoja të rënda Milena Deraj. Nga hetimet ka rezultuar se ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, ka mashtruar anëtarë të familjes Ferracaku në Shkodër, duke i marrë 340 mijë euro me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për të shmangur 2 burgime të përjetshme për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.

Sipas dosjes hetimore 30-vjeçarja kishte premtuar se për këtë çështje do të komunikonte me avokatin Arjan Ndoja, ish-prokuror, i cili nuk e mori përsipër.

Në këto kushte anëtarë të familjes Ferracaku kërkuan nga 30-vjeçarja të kthente paratë madje edhe nëpërmjet kërcënimeve. Po kështu e akuzuara për mashtrim, pretendon se ka njohje edhe me ish-deputetin Tom Doshi ku dhe ky i fundit i ka kërkuar që t’i kthejë paratë. Deraj akuzohet se ka mashtruar edhe shoqen e saj duke i marrë 230 mijë euro me premtimin për investim në bonot e thesarit por pa i kthyer ndonjëhërë paratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu