Klauzolë 175 milionë euro, Leao shtyn datën e firmës në kontratën e re me Milani

0

Pas muajve të tërë me thashetheme e lajme që kundërshtonin njëri-tjetrin, e sotmja duhej të ishte dita e firmës së Rafael Leaos mbi kontratën që do ta lidhte me Milanin për pesë sezonet e ardhshme me një rrogë që do të prekte 5 milionë eurot e një klauzolë 175 milionëshe.

Me sa duket, klubi kuqezi dhe tifozët duhet të presin akoma me zyrtarizimin e rinovimit që është shtyrë. Me gjasë do të vijë pas ndeshjesh me Juventusin e parashikuar për të dielën në 20:45.

Praktikisht nuk ka vend për alarme, por janë ende disa detaje që duhen sqaruara përpara se çdo gjë të vendoset e zezë mbi të bardhë. Mbase portugezi pret garanci për kualifikimin në Champions, diçka që mund të jetë aritmetike me tri pikë mes Juves e Veronës (ndeshja e fundit e kampionatit).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu