Nga ndërtim i paligjshëm tek mashtrimi, 5 persona të arrestuar në Tiranë

0

Ndërkohë një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet A.J është vënë në pranga pasi kishte shitur automjetitn e dikujt tjetër dhe nuk ia kishte dhënë paratë personit .

Gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 57-vjeçar i cili ishte i dënuar nga Gjykata për ndërtim të paligjshëm ka arritur të vihet në pranga nga blutë e kryeqytetit ditën e djeshme. Ndërkohë një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet A.J është vënë në pranga pasi kishte shitur automjetitn e dikujt tjetër dhe nuk ia kishte dhënë paratë personit .

Ndërsa nga ana e Policisë Rrugore janë vënë në pranga 2 shtetas. Një 34-vjeçar me inicialet E.L i cili drejtojte motorin në gjendje të dehur dhe një 24-vjeçar të identifikuar me inicialet Z.L i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë / Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim R. L. (F.) 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin A. J., 37 vjeç, pasi ka shitur automjetin e një shtetasi tjetër dhe nuk ia ka dhënë shumën e parave të shitjes, atij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin M. L., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. L., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– Z. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu