Nga nëntori hiqen kufizimet për të udhëtuar në SHBA

0

Administrata amerikane e presidentit Joe Biden ka bërë të ditur se nga muaji nëntor do të heq ndalimet e udhëtimit të vendosura për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërkohë do të kërkojë që të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë në SHBA të posedojnë dëshmi të vaksinimit kundër pandemisë.

‘New York Times’ raportoi se koordinatori i përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 në administratën amerikane, Jeff Zients, tha se duke filluar nga muaji nëntor, pasagjerët do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit para se të hipin në aeroplan për në SHBA.

“Udhëtimet ndërkombëtare janë thelbësore për lidhjen e familjeve dhe miqve, për nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mëdha, për promovimin e ideve dhe kulturës së shkëmbimit të hapur”, tha Zients.

Kjo është arsyeja, shtoi Zients, pse me shkencën dhe shëndetin publik si udhëzues është zhvilluar një sistem i ri ndërkombëtar i udhëtimit ajror që rrit sigurinë e amerikanëve dhe të udhëtimeve ajrore ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu