Nga nesër nis vaksinimi me dozat kineze në Shkodër, cilat janë grupmoshat që do ta marrin

0

Nesër fillon vaksinimi në Kosovë me vaksinat kineze Sinovac. Xheni Halili, drejtore e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Shkodër u bëri të ditur se orari do të jetë 09.00 me 13.00. Po ashtu, bëhet e ditur se nga nesër do të vaksinohen grup-moshat 77-79 vjeç tek Drejtoria e Shëndetit Publik, grup-moshat mbi 85-vjeç do të vaksinohen nëpër qendrat shëndetësore përkatëse.

Halili u shpreh se qytetarët që janë të moshës 80-84 vjeç do lajmërohen nga mjeku i familjes sapo të përfundojnë marrjen e dozave mbi 85-vjeçarët.

Sipas saj, objektivi është që të bëhen rreth 1000 vaksina në ditë, por shtoi se ka vaksina mjaftueshëm për të gjithë ata që duan të vaksinohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu