TIRANË
Gjykata e Tiranës cakton masën e arrestit me burg për Refael Genish dhe ekspertin e IT Eljon Firani, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik me call center.
Në arrest shtëpie mbeten 15 operatorë senior dhe junior, ndërsa 16 operatorë junior do të hetohen nën masën e detyrimit për paraqitje. 15 nga operatorët junior, kishin nisur punën muajin e fundit dhe ishin të pasiguruar.
Sipas prokurorisë, operatorët junior kontaktopnin shtetasit e huaj dhe u prezantonin faqen ku duhet të investoenin. Në momentin që i huaji bindej, ata ja kalonin telefonatën operatorit senior. Ky e bindte viktimën të investonte fillimisht 500 euro dhe fillimisht i jepte përqindjen e fitimit.
Telefonatat vijonin dhe në momentin që operatori senioer, e binte viktimën të investonte shuma të mëdha, atëherë llogaria e të mashtruarit në platformë zhdukej.
Në ambjentet e call center ku u ndërhy, prokuroria ka sekuestruar 51 mijë lista me nga 34 emra personash secili.