Nga porta kryesore lejohet të hyjë veç Basha, priten përplasjet e para në selinë e PD-së. Grupi i Berishës…

0

Teksa sot skadon ultimatumi që Lulzim Bashës i ishte vendosur për të liruar në mënyrë paqësore zyrën e tij, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por kryetari në detyrë fortifikoi dhe selinë, duke mbyllur dyert për kundërshtarët.

Në portën kryesore mund të hyjë vetëm kryetari, ndërkohë që përplasjet janë të pritshme, për shkak se sot në mesditë, një pjesë deputetësh, mbështetës të Berishës kanë vendosur që të shkojnë në seli.

Për momentin ata nuk kanë nga të hyjnë sa kohë që dera është e mbyllur.

‘Nje grup deputetesh nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD do te shkojne ne Seli sot ne oren 12.00 dhe do te japin nje deklarate. Ftojme mediat te marrin pjese’, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu