Revolta kundër Bashës nis në Kukës, demokratët festojnë 31 vjetorin e themelimit të PD-së dhe bëjnë thirrje: Të dalë nga zyra ose…

0

Si sot 31 vite më parë është themeluar dega e Partisë Demokratike në Kukës. 5 janari është dhe afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i Sali Berishës, i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë nga zyra.

4 ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha, grupi i rithemelimit po zhvillon takim festiv me anëtarë e smpatizantë në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në këtë jubile morën pjesë themelues, anëtarë, drejtues ndër vite të kësaj dege. Ndërkohë gjatë fjalës së rastit, të gjithë bashkëfolësit kërkuan bashkimin e PD-ës dhe largimin nga selia qendrore të Lulëzim Bashës ose në të kundërt më 8 janar do të dale me dhunë nga protestuesit.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike në Kukës, Flamur Hoxha nuk ishte pjesë e foltores që Berisha mbajti në Kukës, ndërkohë që i kishte sqaruar të gjithë me një mesazh të gjatë në rrjetet e tij sociale, duke lënë kështu të kuptohet se në fund do të mbështeste demokratët dhe vendimin që ata do të marrin.

Në statusin e tij, para një muaji deputeti Hoxha theksoi se ai është institucional dhe madje anti-komunist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu