Nga shef kuzhine në Londër në punëtor brenda “shtëpisë së barit”, 30 vjeçari shqiptar që humbi punën nga pandemia: Më kërcënuan bosët e drogës

0

Një kuzhinier i papunë, i cili ra në shitjen e drogës pasi kishte një borxh kokaine, u gjet në një fabrikë kanabisi në Banbury.

Por gjykatësi John Bate-Williams e lejoi 30-vjeçarin Mateo Dedej të dilte nga gjykata me një dënim të pezulluar, me arsyetimin se shqiptari ishte kërcënuar nga gangsterët që e kishin detyruar të kujdesej për bimët.

Gjykatësi citoi nga intervista e vetë Dedej pasi ai u arrestua në fabrikën e drogës Edmunds Road më 12 maj.

“Ata [banda] kërcënojnë njerëzit e thjeshtë. Ata bëjnë presione dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë njerëzit. Sjellin vetëm ushqime dhe vendosin të mos më paguajnë apo të më japin para”, u tha ai oficerëve.

Duke e dënuar atë me 15 muaj burgim që iu konvertua në 100 orë punë dhe shërbim komunitar.

Gjykatësi, Bate-Williams tha: “Kjo ishte padyshim një sipërmarrje shumë profesionale. Unë i kam parë fotografitë. Kjo nuk ishte një përpjekje e thjeshtë për të kultivuar kanabis për përdorim personal”.

Fabrika u zbulua kur policia theu dyert e pronës në rrugën Edmunds dhe gjeti Dedejn duke u përpjekur të ikte nga pjesa e pasme e shtëpisë.

Brenda, kishte gjithsej 61 bimë kanabisi që rriteshin nën një varg llambash nxehtësie në dy dhoma.

Droga kapte vlerën e 18 mijë paundëve nëse do të trafikohej, por mund të kishte vlerën 45 mijë paundëve nëse vendosej për t’u shitur në rrugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu