Nga dita e sotme, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa viza drejt Azerbajxhanit.
Lajmit e ka dhënë vetë ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Hyseynov.
‘Nga sot, qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë në Azerbajxhan pa kërkesë për vizë. Mirë se vini në Azerbajxhan!’- shkruan Hyseynov në profilin e tij në Facebook.
Vitet e fundit marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit kanë njohur rritje të konsiderueshme. Mes dy vendesh ka pasur vizita të ndërsjellta të autoriteteve më të larta si ministra, kryeministra dhe presidentë.
Mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit ekzistojnë një sërë marrëveshjesh ekonomike dhe kulturore, ndërkohë që takimet dhe veprimtaritë mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm.
Këtu mund të shihni postimin e ambasadorit Hyseynov në Facebook