Nga sot s’ka më qese plastike në Shqipëri! Mënyrat se si mund t’i zëvendësoni, zgjidhjet praktike

0

TIRANË– Nga sot nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri. Të gjithë pyesin se si do të veprojnë tani e se me çfarë mund t’i zëvendësojnë. Dosja.al ju sjell disa nga mënyrat më efikase në zëvendësimin e qeseve plastike.

Çantat e kartonit

Çantat e letrës apo kartonit janë 100% më të biodegradueshme në krahasim me qeset plastike një përdorimëshe. Ato janë gjithashtu të riciklueshme dhe të ripërdorshme. Përveçse janë më miqësore me mjedisin, çantat prej letre mund të përballojnë më shumë nëse jo të njëjtën sasi presioni apo peshe si qeset plastike.

Çantat me material prej thesi

Çantat me material prej thesi janë ndoshta alternativa më e mirë ndaj qeseve plastike. Ato kanë rezistencë dhe jetëgjatësi të konsiderueshme në krahasim me opsionet e tjera si çantat e pambukut. Ashtu si çantat e pambukut, këto çanta janë gjithashtu një burim natyral i rinovueshëm.

Çantat prej pambuku

Çantat e pambukut preferohen për shkak se janë të biodegradueshme dhe të ripërdorshme. Fakti që ato janë bërë nga burime natyrore dhe të rinovueshme është gjithashtu një plus. Çantat e pambukut janë ende një alternativë e shkëlqyer ndaj qeseve plastike.

Çantat tradicionale rrjetë

Nëse preferoni të shkoni sipas mënyrës së vjetër, çantat shportë prej rrjete janë gjithashtu një alternativë e shkëlqyer me jetëgjatësi funksionale të pafundme. Për disa njerëz, ato janë një alternativë ideale, prandaj modeli i tyre vijon t’u rezistojë viteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu