Nga Tunizia do iknin në Itali/ 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve

0

ITALI- Të paktën 29 emigrantë kanë vdekur pasi të paktën dy varka janë mbytur në brigjet e Tunizisë brenda disa orësh. Emigrantët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për të arritur në Itali. Fundosja e dy anijeve është në serinë e ngjarjeve të ngjashme që kanë ndodhur në brigjet tuniziane në ditët e fundit, pasi në katër ditët e fundit janë fundosur edhe pesë anije të tjera.

Këto ngjarje vijnë pasi Tunizia ka nisur një fushatë kundër migrantëve afrikanë pa dokumente.

Ndërkohë, zyrtarët italianë në ishullin Lampedusa thonë se janë të mbingarkuar, pasi në 24 orët e fundit kanë mbërritur rekord 2500 emigrantë. Kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se Evropa rrezikon të shohë një valë të madhe refugjatësh që mbërrijnë në brigjet e saj.

Tunizia është bërë një qendër për emigrantët që dëshirojnë të arrijnë në Evropë, me shifrat e OKB-së që tregojnë të paktën 12,000 emigrantë që zbarkuan në brigjet e Italisë këtë vit, të larguar nga Tunizia. Kjo shifër ishte vetëm 1,300 në të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Megjithatë, rojet bregdetare tuniziane kanë thënë se po ndërmarrin hapa për të ndaluar migrantët që të kalojnë Mesdheun, duke argumentuar se kanë ndaluar rreth 80 anije që ishin nisur drejt Evroës në katër ditët e fundit. Autoritetet tuniziane po ashtu kanë thënë se kanë arrestuar mbi 3.000 migrantë./BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu