Ngacmime seksuale dhe dhunë në universitete/ Akuzat e studentëve ndaj pedagogëve vazhdojnë të rriten

0

Per shkak te skandalit për ngacmimin seksual, dhunë në akademitë dhe fakultetet e Zagrebit, si dhe menaxhimin e Fakultetit Filozofik, Ministria e Shkencës dhe Arsimit kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Universitetit të ngarkuar me mbikëqyrjen e Universitetit. Në të njëjtën kohë, numri i ankesave të studentëve kundër profesorëve po vazhdon.

Më shumë se 60  studente nga Zagrebi raportuan profesorët e tyre për ngacmime seksuale. Deri më sot, 29 kërkesa kanë arritur në Akademinë e Arteve Dramatike, 15 në Akademinë e Arteve të Bukura, 12 studente femra janë ankuar për të njëjtin profesor në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare si dhe shtatë femra kanë akuzuar profesorët e Fakultetin Filozofik.

“Kam një ndjenjë se do të ketë edhe më shumë të tilla, pasi jam në kontakt me disa studente që ende po mbledhin kurajë”, tha Norma Trkovnik, avokate e studentëve në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Zagrebit.

Është e dhimbshme, thotë Norma, të dëgjosh se çfarë ka ndodhur. Në Fakultetin Filozofik, gjërat po shkojnë më ngadalë – Komiteti i Etikës ka dhënë dorëheqje dhe disa punonjës po sfidojnë legjitimitetin e Dekanit Miljenko Shimpraga, i cili u emërua shef i fakultetit nga rektori, Damir Boras.

Ndryshe, Ministria e Arsimit po kërkon gjithashtu një raport urgjent, kështu që Këshilli i Universitetit është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu