Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 43-vjeçarin Arsen Selimi, nga Fieri i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 13-vjeçare.
Sipas informacioneve për mediat, Selimi nuk i ka pranuar akuzat madje ka thënë “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”.
Avokati i tij kërkoi lirimin nga burgu, ndërsa gjyqtarja Erlanda Agaj i dha masën “arrest me burg”.