Ngacmoi seksualisht të miturën në Këlcyrë, lihet në burg shoferi që trasportonte nxënësit

0

Gjykata e Faktit Gjirokastër ka lënë në burg pa afat Nikolin J. nga fshati Katundisht Bashkia Këlcyrë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht Klarita C. 14 vjeçe banore e të njëjtit fshat. Seanca e masës së arrestit ka nisur me shpalosjen e rrethanave të dëshmisë që ka dhënë para oficerëve që Policisë Gjyqësore 14-vjeçarja nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë, prokurori Bledar Bala.

Më pas avokatja e shoferit të furgonit të nxënësve që akuzohet për ngacmim seksual, ka folur në vend të klientit të saj ku ka kërkuar prej gjykatëses Suela Dashi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të vet pasi prokurori i çështjes nuk paraqiti asnjë provë të vetme që të bëjë me faj klientin e saj çka në mungesë të tyre, askush nuk mund të futet ne burg.

Nga ana e vet shoferi i furgonit të nxënësve nuk ka folur asnjë fjalë.

Sakaq gjykatësja Suela Dashi ka mbështetur versionin e prokurorit Bala që Nikolin J. t’i jepet masa e arrestit “BURG PA AFAT”.

Ky vendim për palën mbrojtëse është i papranueshëm dhe i pabazuar në prova materiale dhe shkresore çka do apelohet. Të premten e kaluar nxënësja 14-vjeçare denoncoi rastin në fjalë në Polocinë e Përmetit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu